Rrecaj për rastin e Faton Hajrizit: Shteti ka dështuar, s’veproi as në Kosovë as në Serbi

Avokati Visar Rrecaj kritikoi shtetin për dështimin në rastin e Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu dhe u vra nga forcat serbe. Ai theksoi gjithashtu shprehu kritika për dështimin në kapjen e Hajrizit pas arratisjes së tij.

Avokati Visar Rrecaj ka shprehur kritika ndaj shtetit për menaxhimin e rastit të Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës në fillim të korrikut dhe më pas u vra nga forcat serbe në Serbi, pas vrasjes së një polici serb në Lloznicë. Sipas Rrecajt, shteti ka dështuar në përpjekjet e tij për të mbrojtur shtetasin e vet në aspektin diplomatik dhe operacional.

Rrecaj theksoi se shteti duhej të ishte më aktiv që në momentin e parë kur ndodhi vrasja e policit serb dhe plagosja e një tjetri. Ai kritikoi mungesën e veprimit të shpejtë dhe të vendosur të shtetit për të mbrojtur shtetasin e tij, pavarësisht veprave që mund të kishte kryer në Kosovë.

“Në situata të tilla shteti ka qenë dashtë të jetë shumë më aktiv, qysh në ditën e parë. Krejt kjo me qëllim të parandalimit tek kësaj situatës edhe që erdhi me fatalitet. Shteti jonë ka qenë dashtë që të jetë më pak aktiv në aspektin diplomatik, që përmes miqve edhe përmes zyrë Ndërlidhje në Beograd të interesohet me shumë, qysh në ditën e parë. Në ditën kur është dhënë informacioni dhe të kujdeset me fatin e shtetasit të vet. Pavarësisht çfarë ia ka kryer, apo ka mund të kryej në shtetin e Kosovës. Në këtë drejtim shteti ka bërë pak veprim sa i përket kujdesit”, ka thënë Rrecaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Avokati kritikoi gjithashtu mungesën e efektivitetit në kapjen e Hajrizit pas arratisjes së tij nga Smrekonica. Duke kujtuar deklaratat e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, se kapja e Hajrizit ishte “çështje orësh,” Rrecaj vuri në dukje se kjo nuk ndodhi dhe se përgjegjësia për dështimin bie mbi shtetin.

“A ka përgjegjësi shteti? Përgjigja është pak më herët, te SHKK-, pse nuk ishim në gjendje për disa orët e ministrit të Punëve të Brendshme me arrestu, aty ka dështuar shteti. Se sikur të ishte arrestimi apo ndalimi, fundi nuk do të vinë kësisoj. Përgjegjësia është e pashmangshme, duke marrë edhe deklarimet publike të ministrit të Punëve të Brendshme, duke thënë që ne për nja 7 orë e arrestojmë. Edhe kjo nuk ndodhi, e kemi përgjegjësi edhe politike dhe morale ndaj qytetarëve që gjendet në këto situata”, ka shtuar Rrecaj.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika