Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Dushko Arshiq, i cili akuzohet për krime lufte në fshatin Butovc të Prishtinës.
Në fjalën e tij, Arshiq ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.
“Jam i pafajshëm. Nëse do t’i kryeja gjithë këto krime, nuk do ta merrja për grua një shqiptare”, ka thënë Arshiq.

Prokuroria Speciale e akuzon atë për vrasjen e Brahim Shalës gjatë luftës dhe për pjesëmarrjen në dënimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë.