Rrëfehet qytetari që përjetoi masakrën në veri: Secilin vit kemi më pak shpresa që drejtësia të vihet në vend

Qytetari nga Mitrovica, Luan Abrashi që kishte përjetuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 ka rrëfyer më shumë rreth kësaj periudhe

Luan Abrashi, qytetari nga Mitrovica

Luan Abrashi, qytetari i Mitrovicës që kishte përjetuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, të cilat njihen dhe si “Nata e Tmerrit”, ka thënë se ishte një natë e tmerrshme, e cila ishte e organizuar nga grupet serbe.

“Kanë qenë të organizuara mirë nga kryekrimineli që ishte gjatë dhe pas luftës, ndaj Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Abrashi në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Qytetari nga Mitrovica ka thënë se në atë kohë ishte 13 vjeçar dhe se kujtimet e asaj nate ende i ka të freskëta.

Ndërsa për deklarimet e kryeministrit Kurti në përvjetorin e Ivanoviqit, qytetari nga Mitrovica ka thënë se ishte e vështirë të përballohej.

Abrashi ka theksuar se me kalimin e viteve kanë më pak shpresa që drejtësia të vihet në vend.

“Edhe nga ana e institucioneve, edhe nga ndërkombëtarët nuk kanë ndërmarrë masa. Thuajse është harruar ky rast, një herë në vit kujtohet”, ka potencuar tutje qytetari që kishte përjetuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000, Luan Abrashi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika