Pllashniku: Babai im s’ka luftuar për deputetët e Kosovës të flasin serbisht

Djaloshi që mori vëmendje në protestën e së shtunës, djali i dëshmorit ka rrëfyer historinë e tij dhe brengën e tij në lidhje me daljen në protestën e së shtunës

Dominik Pllashniku

Dominik Pllashniku ka rrëfyer historinë e tij, kërkesën dhe brengën e tij në lidhje me bisedën e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Slavko Simiqin nga Lista Serbe.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini, Pllashniku thotë se i ka penguar bieseda e Mimoza Kusarit me Slavko Simiqin.

“Ju e dini që gjuha serbe është gjuha e dytë në Kosovë. Po babi jem nuk ka luftuar që me fol deputetët shqiptarë serbisht. Kjo është çfarë po më vran mu, edhe po i vranë djemtë e tjerë çka i kanë prindërit luftëtarë, po i vrajnë djemtë e dëshmorëve e vajzat e dëshmorëve se si një deputete shqiptare mund të flasë serbisht”, është shprehur Pllashniku.

Pllashniku gjithashtu thekson masakrën e Mejës në Gjakovë, ku thotë se atij po i dhemb shumë se si një deputete nga ai rajon, duke kujtuar këtë masakër, po flet serbisht.

Pllashniku përmend se është njohës i mirë i historisë, sidomos luftërave dhe thotë se këto i ka traditë nga babai i tij.

Ditën e shtunë në vend është mbajtur një protestë e organizuar nga veteranët e Kosovës, ku kjo protestë është organizuar pas publikimit të përgjimeve të bisedës mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika