Rrëfimi i dëshmitarit për aksidentin Skenderaj-Drenas

Aksidente me fatalitet në rrugën Skenderaj-Drenas në ditën e Fitër e Bajramit

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Gllobar të Drenasit, në magjistrale Drenas-Skenderaj, në mesditën e së hënës së dy majit.

Por, ky rast nuk ka kaluar pa u vërejtur nga dëshmitarët e rastit. Njëri prej tyre, i cili deshi të mbesë anonim ka rrëfyer për RTV Dukagjinin se si ka ndodhur aksidenti.

Dëshmitari okular, ka thënë se në orën 14:05, kishte arritur në punë edhe kishte parë drejtpërdrejt këtë aksident. Ai ka pohuar se me të parë rastin e ka lajmëruar policinë dhe Emergjencën, të cilët nuk kanë vonuar shumë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes, duke i nxjerrë kështu viktimat, por edhe personat e lënduar, të cilët janë përcjellë për në QKUK.

Dëshmitari ka thënë se, ka thirrur edhe zjarrfikësit, të cilët pasi qytetarët nuk kanë arritur t’i nxjerrin të lënduarit edhe viktimat nga automjetet e aksidentuara, është dashur që të intervenojnë zjarrfikësit. Ata kanë nxjerrë nga veturat dy të vdekurit të cilët janë një grua edhe një fëmijë dhe gjithashtu edhe të lënduarit.

Ai ka thënë se njëra nga veturat e tipit BMW, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kishte kaluar në anë tjetër edhe ishte përfshirë në aksident me një veturë të tipit Hyundai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika