Rrëfimi i Hava Kelmendit, tash e 23 vjet nuk di për fatin e bashkëshortit

Mbi 1 mijë e 600 persona ende figurojnë si të pagjetur në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i Havë Kelmendit nga komuna e Mitrovicës, e cila ka rrëfyer për RTV Dukagjinin momentet e fundit me bashkëshortin e saj. Fatin e njëjtë e kishte edhe Selami Hoti, që nuk ka asnjë informacion për babanë e tij, tash e 23 vjet

Ilustrim

Për 23 vjet me radhë, lotët kësaj zonje nuk iu ndalën.

Disa nga familjarët e saj, u zhdukën me dhunë nga ushtria serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

E fati i njëjtë e përcolli edhe Havë Kelmendin nga Mitrovica.

Që në vitin 1998, bashkëshortin ia zhdukën me dhunë ushtarët e paramilitarët serbë.

Gjersa Kelmendi nuk ka asnjë informacion për fatin e bashkëshortit, ajo kujton momentin e fundit me të.

“S’na kanë jep kohë as me fol as me u përshendetë, veç se janë marrë ata dy dhe ne kemi vazhduar rrugën së bashku me tre fëmijët e mi”, ka deklaruar Kelmendi.

E pas ndarjes, Hava tregon frikën e saj, që kishte derisa po migronte për në Shqipëri.

“Kemi hyrë në një kombi të mbyllur, dhe vetëm kemi dëgjuar se mos po shtinin më armë ushtarët serbe mbi burrin e familjarët tanë, e më forcë na shtyn të shkojmë në Shqipëri, asnjëherë nuk kemi pasur lajm që dikush e ka parë të vrarë ose që është i gjallë dikun, kam kontaktuar edhe me avokat serb, por s’kemi marrë aasnjë informacion”, ka shtuar ajo.

Të njëjtin fat e ka edhe Selami Hoti nga Krusha e Madhe, që të zhdukur nga lufta e fundit e ka ende babanë.

Ai ka rrëfyer një bisedë mes tij dhe të atit, kur në të dy krahët e kishin kapur ushtarët serb.

“Babi më tha, Serbia është një armik shumë i keq…”, ka deklaruar Hoti.

Si në tërë botën edhe në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

Familjarët, kanë kërkuar nga qeveria por edhe nga ndërkombëtarët që të angazhohen më shumë në zbardhjen e fatit të tyre. Më shumë se 1 mijë e 600 persona figurojnë si të pagjetur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika