Kjo është situata tek familja Deliu, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, që një ditë më parë kishin përjetuar një ngjarje të rëndë.
Në orët e mbrëmjes kjo familje mori lajmin se anëtari i tyre nëntë vjeçare, kishte humbur jetën në kanalin e Ibiër – Lepenicit.
Ngjarjen e kishte përjetuar rëndë Nyrsret Deliu, që me dhimbje e më lotë në sy, rrëfen si kuptoi që nipi i tij Muhamed Deliu, kishte humbur jetën.
Ndonëse është shumë i mërzitur, Deliu thotë se më të rënd përjetimin e kësaj situate po ua bënë fakti se 9 vjeçari vdiq duke u larë në kanalin e Ibër Lepncit.
“Ka qenë me fëmijë tu u la dhe ata thonë që u ra në ujë. Nuk është koha për mu la dhe na dyshojmë që tjetër është, se s’ka mund dje me hy mu la pasi u kanë tu ra shi. Neve na ka ardhë lajmi nga Policia e Kosovës se ka vdekur”, ka thënë axha i viktimës Nysret Deliu.
Kanali ku u gjet trupi i 9 vjeçarit gjendet disa kilometra largë shtëpisë së familjes Deliu.
Muhamed Deliu është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes.
E vdekjet në kanalin e Ibër – Lepencit, duket se nuk janë gjë e pazakontë.
Dibran Dibrani, banorë i fshatit Vaganicë thotë se shkaku i rrezikut nga mos mbulesa e këtij kanali, detyrohen që çdo lëvizje ta bëjnë më automjete.
“Nja 30 vet jonë mbyte këtu. Këtu është rrezik krejt hapësira. Jena ankua por si te varret. Dy vet vjet jonë mbytë”, ka thënë banori i fshatit Dibran Dibrani.
Lidhur me këto ankesa dhe ngjarjen tragjike të ditës së diele, RTV Dukagjini ka kërkuar sqarime edhe nga kompania Ibër – Lepenici.
Por, të njëjtit gjatë ditës nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” me seli në Prishtinë është kompani publike, shumë funksionale e cila furnizon industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë me ujë të papërpunuar si dhe prodhon energji elektrike nga Hidrocentrali i Ujmanit.