Rregullat e reja të Formula 1

Siç duket janë duke funksionuar rregullat e reja në Formula 1

Sezoni i vitit 2022 të Formula 1 tashmë ka nisur me epokën e re, me rregulla të cilat me sa duket janë duke funksionuar, ku qëllimi i tyre është që të krijojnë një kampionat sa më të afërt.

Përpos rregullores së re, atyre i’u është shtuar edhe dizajni i ri i makinave, tipare të reja ku dallimet vërehen dukshëm në krahasim me dizajnin e makinave të vitit të kaluar.

Dizajni i ri i makinës

“Krahu i përparmë i dizajnit të ri të makinave 2022 është projektuar të jetë shumë më i thjeshtë se makinat e viteve të kaluara, me pllaka fundore shumë më të larta, por elemente më pak komplekse. Aspekti kryesor vjen nga heqja e hendekut midis hundës dhe vetë elementëve, i cili është krijuar për të zhdukur atë që njihet si ‘vorbulla Y250’.”

Sa i përket krahut të pasëm janë dy elemente që më pas formojnë një linjë të vazhdueshme me pllakat fundore, lakohen për t’i bashkuar ato në vend që të takohen në kënde të mprehta, forma zvogëlon sasinë e ajrit që rrotullohet në qoshet e krahut dhe krijon një valë të gjerë ajri të ndotur.

Këto makina të Formula 1 me sa duket do të kenë ndikim të madh në ajrin që kalon nëpër elementët aerodinamikë.

Ndryshime po ashtu ka edhe tek rrotat që kanë kaluar nga 33.02cm në 45.72cm. Gomat që na afrojnë pra më afër konceptit të përformancës që dëshirojmë ta shohim një makinë rrugore.

Ndryshime të shumta ka pasur edhe tek karburanti e po ashtu edhe në shumë detaje të tjera të makinave të Formula 1.

Piloti i McLaren, Lando Norris është shprehur për ndryshimet e rregullave, “Është 100% më mirë,” ka thënë ai.

Lando Norris

“Kjo është ajo që ata synonin të bënin dhe arsyet për ndryshimet po funksionojnë. Unë mendoj se ju keni parë gara më të mira këtë vit sesa për shumë vite”, ka thënë Lando Norris

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika