Rregullorja për E-scooters, së shpejti në diskutim publik

Mjeti i transportit E-scooters, i cili po përdoret shumë nga qytetarët, shumë shpejt do të ketë rregulla sipas ligjit për automjete

Trotinetët E-scooters, po përdoren në masë të madhe sidomos në kryeqytet. Dhe për këtë, kanë filluar procedurat për përgatitjen e një rregulloreje, sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin për automjete në Republikën e Kosovës.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar që së shpejti rregullorja për E-scooters do të dalë në diskutim publik dhe ka treguar për disa nga rregullat.

“Rregullorja për E-Scooters do të dalë në diskutim publik së shpejti”, ka thënë Zogaj.

Disa nga rregullat janë këto:

“Me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara, sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës.

  • Fuqi maksimale 500W
  • Shpejtësia maksimale 25km/h
  • Mosha 15+
  • Ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara”, ka shkruar ai.

Skuterët elektrikë të cilët janë në dispozicion për vite me radhë, mund të shkojnë nga 15mph deri në 25km/h, ndërsa krahasuar me biçikletat, skuterët elektrikë janë më të lehtë që të përdoren nëpër rrugët e qytetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika