Rrëmbehet një person në Fushë Kosovë, arrestohen tre të dyshuar

Tre veta e kanë rrëmbyer një person duke e futur në veturë në Fushë Kosovë, të cilin më pas e kanë kërcënuar duke i kërkuar të holla

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është rrëmbyer dhe nën kërcënim i janë kërkuar para në Fushë Kosovë.

Kjo pasi tre të dyshuarit e kishin marrë viktimën dhe e kanë futur në veturë duke e kërcënuar.

Viktima ka pësuar lëndime, e të dyshuarit janë në mbajtje.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë futur në veturë viktimën mashkull kosovar e kanë kërcënuar dhe kërkuar të holla. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi që ka pësuar lëndime trupore. Me vendim te prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika