Rreth 1.1 milion ukrainas shkuan në Gjermani më 2022

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë ka bërë të ditur se rreth 1.1 milion njerëz kanë emigruar nga Ukraina në Gjermani gjatë vitit 2022, duke e tejkaluar kështu fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme më 2015

Refugjatët ukrainas

Rreth 1.1 milion njerëz kanë shkuar nga Ukraina në Gjermani më 2022, duke e tejkaluar fluksin e migrantëve nga Lindja e Mesme më 2015, sipas të dhënave të Zyrës federale të Statistikave të Gjermanisë.

Dy të tretat e migrantëve nga Ukraina kanë shkuar në Gjermani në tre muajt e parë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, përkatësisht në periudhën mars-maj të vitit të kaluar.

Të dhënat janë publikuar pak para se lufta e Rusisë në Ukrainë e nisur më 24 shkurt  të mbushë një vit.

Duke përjashtuar personat që janë kthyer sërish në Ukrainë, numri i migrantëve ukrainas në Gjermani ka shkuar në 962.000 më 2022, më shumë se 834.000 persona që kanë shkuar nga Siria, Afganistani dhe Iraku në Gjermani, në periudhën 2014-2016, është thënë në raportin më të ri.

Këto shifra i kanë kthyer shtetasit ukrainas në popullatën e dytë më të madhe të migrantëve në Gjermani, pas turqve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika