Rreth 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin Anglez brenda një dite

990 persona kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla të shtunën, ndërsa numrat e qeverisë kanë treguar se 39 mijë e 430 njerëz kanë kaluar Kanalin deri më tani

Foto ilustrim

Pothuajse 1 mijë emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me 24 varka të vogla të shtunën e 29 tetorit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Shifër e cila e çon numrin total në 6 mijë e 395 të emigratëve të cilët e kanë bërë këtë udhëtim nga Franca gjatë muajit tetor.

Numrat e qeverisë tregojnë se 39 mijë e 430 njerëz kanë kaluar me varka të vogla deri më tani këtë vit.

Kushtet në një qendër të përpunimit të migrantëve në Manston janë përshkruar si “të mjerueshme”.

Kryeinspektori i pavarur i kufijve dhe emigracionit, David Neal kishte vizituar aeroportin Manston të hënën e 24 tetorit i cili kishte paralajmëruar se tashmë e kishte kaluar pikën e të qënit i pasigurt.

Ai iu ka thënë deputetëve se i kishte shkruar sekretarit të brendshëm për kushtet e rrezikshme në qendër, të drejtuar nga Ministria e Brendshme, duke shtuar se në qendër kishin qenë 2 mijë e 800 persona, raporton BBC.

Ndërkaq, zyrtarët e Home Office i kanë thënë Komitetit të Punëve të Brendshme se kombësia e atyre që kalonin Kanalin po ndryshonte, me shqiptarët tani grupi më i madh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika