Rreth 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në aeroportin e Prishtinës

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, lidhur me temën se a ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve me destinacione të ndryshme, ka thënë se vetëm në tri ditët e para të janarit ka pasur rreth dhjetë mijë udhëtarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar, respektivisht, nga afro 21 mijë prej 1-3 janarit 2023, këtë vit kemi rreth 31 mijë udhëtarë

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, lidhur me temën se a ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve me destinacione të ndryshme, ka thënë se vetëm në tri ditët e para të janarit ka pasur rreth dhjetë mijë udhëtarë më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Por që statistika të sakta të profilit të udhëtarëve nuk kanë, por pretendohet që duhet të ketë rritje të numrit të nisjeve shkaku i valës së mërgimtarëve që vijnë në vendlindje për festat e fundvitit.

Kështu ka bërë të ditur, Valentina Gara, për emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

“Vetëm për tri ditë të janarit 2024 në krahasim me janarin e 2023 ka një rritje prej 10 mijë udhëtarë më shumë. Nga 1 deri me 3 janar të vitit të kaluar, rreth 21 mijë udhëtarë. Ndërsa, aktualisht në këtë vit kemi mbi 31 mijë udhëtarë”, ka thënë Gara.

Tutje, ajo ka shtuar se “për profilin e udhëtarëve nuk është se kemi ndonjë të dhënë apo që mbajmë të dhëna. Ata vetëm se regjistrohen si udhëtar. Por, shkaku i festave, kemi gjithnjë numër të madh të nisjeve, pasi që ka shumë bashkudhëtarë që vijnë në vendlindje për fundvit”.

“Është ndjesi e veçantë, sepse nuk do shpalosim pasaportën se a ka validitet apo deri kur ka vizë”, ka theksuar Gara.

“Nuk është e jashtëzakonshme ky numri i udhëtarëve, pasi që thuajse çdo vit kemi pasur rritje të udhëtarëve krahasuar me vitin e kaluar”.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika