Rreth 100 turistë helmohen nga ushqimi në Budva

Mediumet malazeze kanë raportuar se nga 96 të helmuarit, asnjëri nuk gjendet në rrezik për jetën. Ndërkaq, bëhet e ditur se në mesin e tyre kishte edhe fëmijë

Budva

Të paktën 96 turistë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i një restoranti në Budva të Malit të Zi,  raportuan mediat lokale. Në mesin e të helmuarve, raportohet të ketë pasur edhe fëmijë.

Turistët janë kryesisht me prejardhje nga Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe pothuajse të gjithë kanë qenë klientë të këtij restoranti.

Pas shfaqjes së probleme shëndetësore me simptoma të helmimit, ata janë shtruar për ndihmë mjekësore në spitalet e Kotorrit, Tivarit dhe Cetinjes, transmeton portali malazez Dan.

Komuna e Budvës ka konfirmuar se ka pasur helmim nga ushqimi pasi klientët e një lokali janë paraqitur në institucionet mjekësore për shkak të problemeve me stomakun.

Kryetari i Komunës së Budvës, Milo Bozhoviq, dhe administrata komunale kanë bërë të ditur se do të jenë në dispozicion të turistëve që kanë pasur probleme shëndetësore dhe nëse është e nevojshme do t’u sigurojnë akomodim, transport dhe gjithçka tjetër.

“Mbrëmë rreth orës 22, në spitalin e Kotorrit kemi pranuar 30 persona, shumë prej të cilëve fëmijë të moshës 15-16 vjeç. Ata janë sjellë me një sindromë akute – të vjella. Të gjithë u kujdesën shpejt dhe mëngjesin e sotëm u bënë sërish analizat laboratorike. Pas kësaj, rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, ata janë lëshuar për mjekim shtëpiak” ka thënë për portalin Dana, drejtori i spitalit të Kotorrit, dr. Davor Kumburoviq.

Bëhet e ditur se asnjëri nga të helmuarit nuk është në rrezik për jetën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika