Rreth 20 mijë certifikata shkarkohen në E-Kosova për 3 ditë

Është rritur numri i përdoruesve të platformës E-Kosova, platformë e cila tashmë ka rritur numrin e përdorimeve të saj

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar shërbimet elektronike të sapolansuara në platformën E-Kosova, është rritur.

Përmes një postimi në Facebook, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se brenda tre ditësh,  janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata të gjendjes civile.

“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme”, ka shkruar Qeveria e Kosovës, në Facebook.

Njoftimi nga Qeveria e Kosovës
Njoftimi nga Qeveria e Kosovës

Tutje, një njoftim thuhet se “nga e enjtja e javës së ardhshme certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”.

E-Kosova është platformë shtetërore ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika