Pothuajse 200,000 njerëz i bënë homazhe ish-Papës Benedikti XVI gjatë qëndrimit të tij në shtet gjatë tre ditëve të fundit, bënë të ditur Vatikani.
Trupi i tij është mbyllur në një arkivol përpara funeralit të tij që planifikohet të mbahet të enjten, funeral ky i cili do të kryesohet nga Papa Françesku.
Njëherit, sipas Vatikanit, kjo shënon herën e parë që një Papë i ulur ka udhëhequr funeralin e paraardhësit të tij në më shumë se 220 vjet, thotë Vatikani, transmeton BBC.
Ish-Papa vdiq natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të përkeqësimeve shëndetësore.
Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeralin në Sheshin e Shën Pjetrit, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, në orën 9:30 me kohën lokale.
Ngjarja do të karakterizohet nga thjeshtësia, në përputhje me atë që kishte kërkuar Benedikti, thotë Vatikani.
Për shkak se Benedikti nuk ishte më kryetar shteti kur vdiq, do të marrin pjesë vetëm delegacione zyrtare nga Italia dhe Gjermania.
Udhëheqës të tjerë do të jenë atje në kapacitete jozyrtare – duke përfshirë Mbretin Philippe të Belgjikës dhe Mbretëreshën Letizia të Spanjës, si dhe udhëheqësit e Polonisë dhe Hungarisë, raporton agjencia katolike e lajmeve.
Papa Emeritus do të prehet në varret poshtë Bazilikës, aty ku janë varrosur më shumë se 90 prifta, veprim ky që do të bëhet sipas dëshirës së tij përfundimtare.
Para se të vendoset në kripte, trupi i tij do të mbyllet në një arkivol zinku, i cili më pas do të vendoset në një kuti druri. Përkrah trupit të tij do të vendosen edhe sende që simbolizojnë kohën e tij si prift.
Në Portugali është shpallur një ditë zie kombëtare, ndërsa në Itali flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike në të gjithë vendin.
Këmbanat e kishës do të bien në orën 11:00 në Gjermani (10:00 GMT) për të përkujtuar kujtimin e ish-Papës me origjinë gjermane.
Benedikti ishte Papa i parë në pothuajse 600 vjet që dha dorëheqjen nga posti i tij, në vend që të mbante postin e përjetshëm.