Rreth 24 mijë nxënës i nënshtrohen testit të Arritshmërisë më 4 dhe 11 korrik

Për shkak të rritjes së numrit të pyetjeve, testi edhe këtë vit realizohet në dy ditë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Rreth 24 mijë nxënës më katër dhe 11 korrik do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë.

Për shkak të rritjes së numrit të pyetjeve, testi edhe këtë vit realizohet në dy ditë.

Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se testimet e tilla janë të mirëseardhura, por sipas tyre, në Kosovë organizimi i testeve nuk e mat thellësinë e njohurive, por të mbajturit mend.

Edhe këtë vit shkollor, testi i Arritshmërisë do të mbahet në dy ditë, bazuar në ndryshimet që janë bërë vitin e kaluar në përmbajtjen e testit dhe kohëzgjatjen e tij. Rreth 24 mijë semimaturantë, testit të Arritshmërisë do t’i nënshtrohen më datat 4 dhe 11 korrik.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, i tha Radio Kosovës se ky testim shërben për matjen e njohurive të nxënësve dhe për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme të larta, shkruan RTK.

“Numri i nxënësve të klasës së nëntë që do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë për këtë vit është rreth 24 mijë. Ky test iu shërben për orientim për regjistrimin e tyre në shkolla të mesme. Nga viti i kaluar kemi rritur numrin e pyetjeve dhe për këtë arsye ky test mbahet në dy ditë”, thotë Elezi.

Ndërkaq, eksperti i arsimit, Xhavit Rexhaj, tha për Radio Kosovën se organizimet e testeve në vendin tonë kanë nevojë për përmirësime, pasi nuk matin thellësinë e njohurive, por të mbajturit mend.

“Konsideroj se mënyra se si organizohen testet e standardizume sot në Kosovë, nuk masin shumë thellësi por mbamendje. Por, megjithatë, të gjitha masat që merren, synojnë të përmirësojnë cilësinë e testimit. Gjithashtu, kam vërejtje thelbësore për mënyrën e formulimit të pyetjeve”, thotë Rexhaj.

Më 4 korrik, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët, gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa, më 11 korrik, do të hyjnë për testim në lëndët shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji.

Qëllimi i Testit të Arritshmërisë është që të maten njohuritë dhe shkathtësitë e nxënësve dhe, njëkohësisht, nxënësve të klasave të nënta rezultatet e testit do t’u shërbejnë për regjistrim në shkollat e mesme të larta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika