Republika e Shqipërisë vetëm gjatë verës se këtij viti 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e konflikteve, siç janë nga ato më banalet deri të vrasjet në mes mafiozëve.
“Pse i fole vajzës që unë e pëlqej”, sipas mediumit Top Chanel, 10 persona kanë humbur jetën për këtë lloje të konfliktit.
Ndërsa një ngjarje e ngjashme ishte dhe e rasti i Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit, më 12 qershor apo rasti i Klodian Bakiut më 17 gusht në Sarandë që u vra me thikë për një vend parkimi.
Ndërsa 33-vjeçari Madrid Ulqinaku ishte vrarë në Elbasan vetëm pse ishte kapur me fjalë me një 18-vjeçar.
Dhe vrasjet në mes të mafiozëve e kishin tronditur Shqipërinë, e një ngjarje e tillë kishte ndodhur mr 3 qershor në Shkodër ku ishte ekzekutuar Neim Bajri teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lagjen Rus. Pas ngjarjes autorët dogjën makinën tip “Benz” dhe ishin zhdukur pa lënë gjurmë.
Aleksandër Sadikaj në moshën 27 vjeçare ishte ekzekutuar më 11 qershor të vitit 2022 në Trianë me eksplozive deri sa ishte duke udhëtuar në dalje të Tiranës me automjetin e tij e kjo vrasje dyshohet se ngjarja lidhej me të shkuarën e errët të viktimë, por policia nuk mundi dot të arrijë tek autorët.
Edhe më tronditëse ishte vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik ku 3 të rinjtë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha e Diklen Vata rreth orës 14:30 ishte ekzekutuar me breshëri në një aks plot lëvizje dhe më pas mjetit të tyre e kishin e kapluar flakët. Ngjarja dyshohet për hakmarrje por masakra edhe sot është pa autor. Rreth 1 javë më vonë dyshohet se për të njëjtat motive ishte ekzekutuar dhe Klisman Reci dhe ishte plagosur Ylli Brahimaj në Milot.
Më 18 Gusht dhe një atentat i ngjashëm kishte ndodhur në dalje të fshatit Panaja ku brenda mjetit “Benz” ishin ekzekutuar Hakim Xhezo e Shpati Lena. Ndërsa autorët që lëviznin me një “BMË” disa kilometra me tej braktisën mjetin në flakë dhe armët dhe ishin larguar. Ngjarja dyshohet për hakmarrje pasi të dy viktimat ishin të implikuar në vrasjen e një biznesmeni në gusht të vitit 2019.
Për fat të keq në vend gjatë kësaj vere janë shënuar dhe 3 vrasje në familje më 6 korrik në Lushnjë djali mbyti babanë, më 30 korrik në Elbasan Jetlira Elezi u vra nga bashkëshorti. Krimi i fundit këtë verë u shënua në Mallakastër mëmë 25 gusht. Mariglen Muhametaj vrau me sende të forta të atin 73 vjeç pasi ky i fundit i kërkoi të punësohej.