Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona në Gjilan dhe janë konfikaur1,549 gramë heroine dhe 54.7 gramë kokainë nga hetuesit policore të Drejtorisë për hetimin e Trafikimin me Narkotik (DHTN) njësia në Gjilan.
Gjithashtu, policia ka konfiskuar para të gatshme mbi dy mijë euro, armë të shkurtër dhe një karikator me 15 fishekë.
“Me datën 19.05.2023, hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN-së)-Njësia Gjilan, pas një pune të gjatë hetimore, kanë zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Gjilanit, të koduar ‘Shpërndarësi’, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotik. DHTN në Gjilan, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën ka zhvilluar operacionin policor në katër lokacione të ndryshme ndaj katër personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivist të veprave të tilla, ku edhe më herët nga DHTN-Gjilan kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.
Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lart-cekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Departamenti i Hetimeve të Policisë së Kosovës vazhdon operacionet kundër drogës, ‘Shpërndarësi’ arreston katër të dyshuar dhe konfiskohen 1,549.2 gramë heroinë si dhe 54.7 gramë kokainë
Prishtinë, 19 maj 2023
“Me datën 19.05.2023, hetuesit policorë të Drejtorisë për hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN-së)-Njësia Gjilan, pas një pune të gjatë hetimore, kanë zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin e Gjilanit, të koduar ‘Shpërndarësi’, me qëllim ndalimin dhe kapjen e personave të dyshuar për trafikim me narkotik. DHTN në Gjilan, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Prokurorinë dhe Gjykatën ka zhvilluar operacionin policor në katër lokacione të ndryshme ndaj katër personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit (V.S., L.N., L.M., A.A.), janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale:
- Substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34.400 euro,
- Substancë, dyshohet të jetë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5400 euro,
- Para të gatshme të konfiskuara 2.010 euro,
- Armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë,
- Tri peshore elektronike,
- Një telefon mobil,
- Një veturë me targa vendore.