Rreth 46% e BE-së është e ekspozuar ndaj niveleve ‘paralajmëruese’ të thatësirës

Temperaturat ekstreme këtë javë dhe zjarret të furishme, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Portugali kanë bërë që Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian të publikojë një raport në lidhje me gjendjen e tokës. Sipas këtij raporti BE-ja është e ekspozuar ndaj niveleve "paralajmëruese" të thatësirës

Ilustrim

Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian në raportin e saj të publikuar në lidhje me gjendjen e tokës, ka thënë që gjysma e Bashkimit Evropian është e ekspozuar ndaj niveleve paralajmëruese të thatësirës.

Rreth 46% e BE-së është e ekspozuar ndaj niveleve “paralajmëruese” të thatësirës, ndërsa 11% është e ekspozuar ndaj nivelit më të lartë të “gatishmërisë”, ka thënë ai.

“Një pjesë marramendëse e Evropës aktualisht është e ekspozuar ndaj niveleve paralajmëruese dhe alarmuese të thatësirës, të lidhura ose me mungesën e lagështisë së tokës ose kombinimin e saj me stresin e vegjetacionit,” kanë theksuar autorët e raportit, transmeton euronews.

Në disa vende ka pasur kushte të rënda të thata për shkak të mungesës së shiut, përveç valëve të hershme të të nxehtit. Në të gjithë Evropën, thatësira e madhe po “zgjerohet dhe përkeqësohet”, kanë shtuar ata.

Ilustrim

Raporti është publikuar pasi shumë vende evropiane janë duke u përballur me temperatura ekstreme këtë javë dhe zjarre të furishme, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Portugali.

“Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e thatësirave të rënda dhe zjarreve në pyje në botë,” ka thënë Mariya Gabriel, Komisionere për Inovacionin, Kërkimin, Edukimin kulturor dhe të Rinjtë.

Ndikimi i thatësirës

Komisioni ka paralamëruar se Franca, Rumania, Spanja, Portugalia dhe Italia ka të ngjarë të kenë një rënie në rendimentet e të korrave për shkak të mungesës së ujit dhe nxehtësisë.

Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Lumi më i gjatë i vendit, lumi Po, në veçanti, ishte disa metra më i ulët se zakonisht me thatësirën që ka çuar në kufizime të ujit në zonë.

Thatësira është duke kërcënuar një përqindje të madhe të prodhimit bujqësor të Italisë, me lobin bujqësor të vendit që ka thënë se, pothuajse, gjysma e fermave italiane janë në rrezik nga të korrat e shkatërruara nga thatësira dhe temperaturat e larta.

Ata kanë vlerësuar se dëmi tashmë ka kaluar tre miliardë euro.

Kushtet e thatësirës, gjithashtu, kanë një ndikim në prodhimin e energjisë, pasi energjia hidroelektrike dhe termoelektrike reduktohet ose pezullohet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika