Rreth 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Një ngjarje e ndodhur në Teksas, po konsiderohet "tragjedi njerëzore", ku të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur

Pamje nga vendi ku është gjetur kamioni me viktima.

Të paktën 46 persona të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas.

Kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg, e ka quajtur ngjarje të tmerrshme dhe “tragjedi njerëzore”.

“Ata kanë pasur familjet me vete.. me siguri kanë qenë në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg.

Shefi i zjarrfikësve në San Antonio, Charles Hood, ka thënë se autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një trup të vdekur.

“Ne nuk është dashur të hapim një kamion dhe të shohim gjithë ata trupa aty. Asnjëri prej nesh nuk ka ardhur në punë duke imagjinuar diçka të tillë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, makina që është braktisur nga shoferi nuk ka pasur kondicioner dhe as ujë të pijshëm brenda, shkruan REL.

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, ka thënë se dy shtetas të Guatemalas kanë qenë në mesin e personave të dërguar në spital.

Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, departamenti i të cilit ka nisur hetimet, ka thënë se “trafikuesit e njerëzve janë individë pa shpirt, që nuk kanë parasysh njerëzit e cenueshëm, të cilët i shfrytëzojnë për të rrezikuar rendin dhe për të përfituar”.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, ka fajësuar presidentin amerikan Joe Biden për vdekjet, duke e përshkruar situatën si “rezultat të politikave të tij vdekjeprurëse për kufij të hapur”.

Beto O’Rourke, kandidati demokrat që garon kundër Abbot, ka thënë se raportimet janë të rënda dhe ka bërë thirrje për “shkatërrim të rrjeteve të kontrabandës dhe zëvendësim të tyre me rrugë të gjera për migrim ligjor”.

Imigrimi është çështje sfiduese në politikën e Shteteve të Bashkuara.

Në maj, autoritetet amerikane kanë regjistruar rekord të personave pa dokumente, të cilët janë arrestuar pas kalimit të kufirit nga Meksika.

Shumë prej tyre kanë qenë duke udhëtuar në rrugë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në Amerikën Qendrore, shumë migrantë pa dokumente përfundojnë duke paguar shuma të mëdha parash për kontrabanduesit, ashtu që t’i dërgojnë në kufirin amerikan.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika