Rreth 50 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje këtë vit

Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen. Rreth kësaj çështjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë nuk mban më shpresë se do t’i marrë këto shtesa

Fotografi ilustruese

Është muaji i shtatë që Policia e Kosovës nuk është paguar për shtesat e rrezikshmërisë, dhe ende nuk dihet nëse ata do të paguhen. Rreth kësaj çështjeje, Sindikata e Policisë së Kosovës tashmë nuk mban më shpresë se do t’i marrë këto shtesa.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se shqetësim tjetër është edhe dorëheqja vullnetare e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë lidhur me kërkesat e tyre, në të kundërtën, numri i dorëheqjeve do të jetë mjaft i madh.

Zeqiri për KP ka thënë se pavarësisht thirrjeve të shumta tek institucionet, ende nuk kanë marrë përgjigje nëse do të ekzekutohen shtesat e rrezikshmërisë, derisa nga kushtet jo të mira në Policinë e Kosovës, vetëm këtë vit janë rreth 50 dorëheqje vullnetare.

Po ashtu, për pakënaqësitë e punonjësve policorë lidhur me kushtet e punës, kjo sindikatë para një muaji ka filluar me veprime sindikale duke dorëzuar në Kuvend një peticion, në të cilin, kanë nënshkruar 62 për qind e pjesëtarëve të PK-së.

Mes tjerash, Zeqiri përmend kërkesat e parashtruara në peticion.

Kujtojmë se flota operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës kanë protestuar të martën në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro.

Megjithatë, ky ligj me kërkesë të Avokatit të Popullit, është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunalë të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika