Rreth 500 civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal në Mariupol

Qindra civilë janë evakuuar nga uzina Azovstal, nga operacionet e shpëtimit të udhëhequra nga OKB-ja. Po ashtu, është bërë e ditur se Gjermania do të dërgojë armatime të rënda në ndihmë për Ukrainën

Bombardimet ne fabrikën e çelikut Azovstal, 5 maj 2022

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), në koordinim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë kryer dy kolona evakuimi me sukses të premten.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i cili ka deklaruar se janë evakuuar rreth 500 njerëz nga uzina Azovstal, Mariupol dhe zonat përreth.

“Shpresoj se koordinimi i vazhdueshëm me Moskën dhe Kievin do të çojë në më shumë pauza humanitare për të lejuar kalimin e sigurt të civilëve” ka thënë Gueterres në rrjetin social Twitter.

Kombet e Bashkuara evakuimin e kanë biseduar enjten ku kanë thënë se një autokolonë e re do të shkonte për të evakuuar civilët nga “ferri” i fabrikës së çelikut të rrethuar në Mariupol, edhe pse Ukraina akuzoi Rusinë për thyerjen e premtimit të saj për të ndalur zjarrin në vend

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që të mundemi që të nxjerrim njerëzit nga ky ferr”, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Zyrtarët e Mariupolit kanë thënë se forcat e Kremlinit po planifikojnë një paradë në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit, për të shënuar festën ruse të Ditës së Fitores dhe, Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq janë në nxitim të përpjekjeve për të shpëtuar civilët që kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë, janë shfaqur më shumë detaje të përpjekjes amerikane për të ndihmuar Kievin në fushën e betejës , zyrtarët amerikanë kanë deklaruar për The Washingnton Post, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë ushtrisë ukrainase inteligjencë që e ndihmuan atë të sulmonte dhe fundoste Moskva-n, flamurin e flotës ruse të Detit të Zi.

Po ashtu, një zyrtar ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk dinin për sulmin paraprakisht, por ndajnë informacione detare me Ukrainën për ta ndihmuar atë të mbrohet nga kërcënimet.

Por, në një deklaratë Ndihmësi i Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara për Çështjet Publike, John Kirby, ka mohuar se i ka dhënë Ukrainës informacione për të fundosur anijen ruse ‘Moskva’.

Gjermania do të dërgojë armatim të rëndë në Ukrainë

Qeveria gjermane ka rënë dakord të dërgojë më shumë armë të rënda në Ukrainë, ka njoftuar të premten ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.

Dërgesat më të fundit të armëve do të përfshijnë shtatë sisteme artilerie vetëlëvizëse të obusit, ka thënë Lambrecht gjatë një vizite me ushtarët gjermanë në Sllovaki të premten.

Kancelari Olaf Scholz është përballur me kritika në rritje për faktin se Gjermania nuk bën sa duhet për të ndihmuar Ukrainën në mes të pushtimit të Rusisë.

“Këto shtatë obusa janë pikërisht lloji i armëve të rënda që Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë të sigurojë. Qeveria gjermane është akuzuar vazhdimisht nga lidershipi në Kiev se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e saj kundër rusëve dhe deri para 10 ditësh Berlini kishte hezituar të siguronte armë të rënda, por kancelari Scholz duket se ka ndryshuar kurs”, ka deklaruar shefja e korrespondentit politik, Melinda Crane, shkruan transmetuesi ndërkombëtar publik gjerman, Deutsche Welle, transmeton Portal D.

Sipas ushtrisë gjermane, trajnimi do të ofrohet për obusët, të cilët arrijnë një distancë zjarri midis 30 dhe 40 kilometra.

Forcat ruse kanë rinisur sulmin e tyre në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Mariupol, duke përdorur avionët për të sulmuar luftëtarët ukrainas që gjenden brenda kësaj fabrike.

Të evakuuarit në kampin rus Bezimenne në lindje të Mariupolit, 1 maj 2022 Foto BBC

Qindra ushtarë dhe civilë ukrainas janë akoma të ngujuar për javë të tëra në fabrikën e madhe, të bllokuar nën zjarrin e rëndë rus, ku ata po presin dëshpërimisht kolona të tjera atë evakuimit.

Ushtria ruse  kishte njoftuar një armëpushim tre-ditor, por Svyatoslav Palamar, një komandant i regjimentit Azov që po e mbron atë, ka thënë në një video se luftimet e rënda të përgjakshme janë duke vazhduar.

Rusia “shkel” armëpushimin e premtuar në uzinën e Mariupolit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika