Dhjetra protestues çekë kanë protestuar të shtunën e 3 shtatorit kundër qeverisë çeke, BE-së dhe NATO-s.
Rreth 70 mijë njerëz kanë dalë në rrugët e Pragës, duke i bërë thirrje koalicionit qeverisës që të vërë nën kontroll çmimet e energjisë, ndërsa kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s
Organizatorët e protestës nga disa grupe politike të ekstremit të djathtë dhe të skajshëm kanë thënë se kombi i Evropës Qendrore duhet të jetë ushtarakisht neutral dhe të mbajë importet e gazit nga Rusia.
Disa nga grupet në protestë ishin partia populiste antimigrante Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë, së bashku me Partinë Komuniste Çeke.
Ndërkaq, një nga bashkorganizatorët e protestës ka thënë se qëllimi i këtij organizimi është ndryshimi, raporton euronews.
“Qëllimi i demonstratës sonë është të kërkojmë ndryshim, kryesisht në zgjidhjen e çështjes së çmimeve të energjisë, veçanërisht të energjisë elektrike dhe gazit, të cilat do të shkatërrojnë ekonominë tonë këtë vjeshtë”.
Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit konservator, Petr Fiala, duke kritikuar qeverinë e tij të koalicionit për një sërë çështjesh.
Shumë evropianë shqetësohen se inflacioni i lartë për shkak të krizës aktuale të energjisë mund të nxisë trazira sociale, protesta dhe greva, sipas një sondazhi të ri evropian.
Protestuesit çekë kanë dënuar qeverinë për bashkimin me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë, duke thënë se ato po shkaktonin rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike.
Ndryshe, Republika çeke mbështet me zë të lartë kauzën ukrainase kundër forcave ruse, duke dhuruar ndihma financiare dhe ushtarake, krahas pritjes së një popullsie të madhe refugjatësh ukrainas.