Rreth 700 konsumatorë të lagjes “Dodona” dhe përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që nga mesnata.
Siç ka njoftuar KEDS, lokacioni i prishjes është gjetur dhe në të njëjtin po punohet.
“Për shkak të prishjes së një kablloje nëntokësore, rreth 700 konsumatorë të lagjes Dodona dhe përreth saj kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga mesnata. Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur lokacionin e prishjes dhe tashmë po punojnë në rregullimin e saj”, thuhet në njoftim.
KEDS-i ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve, duke thënë se beson që furnizimi i rregullt me energji elektrike të rregullohet brenda një afati më optimal.