Rreth 98.5 për qind e shkollave aktualisht janë në grevë

Nga kjo mbledhje është rënë dakord që njëjtë sikurse BSPK që i është drejtuar me shkresë Avokatit të popullit, të veprojë edhe SBASHK-u, duke përfshirë kërkesat për arritjen e marrëveshjes

SBASHK





Rreth 98.5 për qind e shkollave në nivel vendi janë aktualisht në grevë, duke përfshirë rreth 99.6 për qind të mësimdhënësve.

Kështu është bërë e ditur pas mbledhjes së Sindikatës së Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me Këshillin Grevist.

“Në orën 20:00 u mbajt takimi me Kryetarin Jasharaj si dhe me Këshillin Grevist te SBASHK-ut u informuam për rrjedhjen e grevës gjate ditës se sotme ku pas raportimit te secilës komunë u konstatua se 98.5% e shkollave ne nivel vendi janë ne greve dhe 99.6% e mësimdhënësve janë ne greve”, thuhet në njoftim.

Nga kjo mbledhje është rënë dakord që njëjtë sikurse BSPK që i është drejtuar me shkresë Avokatit të popullit, të veprojë edhe SBASHK-u, duke përfshirë kërkesat për arritjen e marrëveshjes.

“Rritja e pagës për 9.5% nga shtatori 2022 dhe shtesa prej 50 Euro nga paketa Ekonomike e publikuar nga Qeveria më 3 shtator 2022 për periudhën shtator-dhjetor 2022 ,kurse nga janari 2023 rritja e pagës për aq % sa është  rritjen ekonomike e vitit 2022 si dhe  shkallen e inflacionit  e vitit 2022”, vijon njoftimi.

Si kërkesë të dytë, është Ligji i skemave pensinale të financuara nga shteti.

“Të bëhet plotësim-ndryshimi duke eliminuar kërkesën e 15 viteve si kontribut-dhënës para vitit 1990, gjegjësisht 1999, për arsimin, deri në fund të nëntorit 2022”.

Ndërsa kërkesa e tretë është që deri në fund të vitit 2022, të miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit të sigurimeve shëndetësore.

“Ose në të kundërtën të fillojë zbatimi i ligjit aktual të sigurimeve shëndetësore nga janari i vitit 2022”.

Këto janë kërkesat qe SBASHK do te kërkojë nga marrëveshja eventuale me Qeverinë e me ndërmjetësimin e Avokatit te Popullit apo edhe nga takimi që do ta ketë Drejtoresha e Unionit te Sindikatave Evropiane te Arsimit Susan Flocken që pritet ta zhvillojë të mërkurën pasdite me kryeministrin Kurti.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika