“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar”, reagon MPJD-ja për vdekjen e 19-vjeçarit në Serbi

Ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vdekjen e një 19 vjeçar (shtetas i Republikës së Kosovës )në territorin e Serbisë. Duke theksuar se do ndërmerren hapat e nevojshëm për riatdhesimin e trupit të pajetë

Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Prishtinë.

“Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe”.

Kështu ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vdekjen e një 19 vjeçari (shtetas i Republikës së Kosovës ) në territorin e Serbisë gjatë ditës së enjte. Duke theksuar se do ndërmerren hapat e nevojshëm për riatdhesimin e trupit të pajetë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika