“Rrezik nga incesti, ku mbetet familja”, Rrahmani i VV-së tregon pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues

"Një njërën prej neneve thuhet se fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejte edhe e gruas së pamartuar. E dyta është thotë se të drejtën e kanë edhe gratë e pamartuara mbi moshën 18 vjeç dhe pika e tretë e cila është shumë problematike thotë se çdo burrë mbi moshën 23 vjeç ka të drejtë të sterilizimit pa lejen e komisionin shëndetësor"

“Rrezik nga incesti, ku mbetet familja”, Rrahmani i VV-së tregon pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, në emisionin “Debat Plus” po diskutohet për ligjet problematike të pushtetit, siç është projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizues të Asistuar dhe Projekt-kodi Civil, ka treguar se pse është kundër projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizuaes.

“Një njërën prej neneve thuhet se fertilizimi i asistuar mjekësor është e drejtë edhe e gruas së pamartuar. E dyta është thotë se të drejtën e kanë edhe gratë e pamartuara mbi moshën 18 vjeç dhe pika e tretë e cila është shumë problematike thotë se çdo burrë mbi moshën 23 vjeç ka të drejtë të sterilizimit pa lejen e komisionin shëndetësor. Këto tri pika janë, ne i kemi kundërshtuar si deputetë”, ka thënë Emani.

Emani bëri me dije se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë t’i largojë nenet me të cilat nuk pajtojnë.

Me tej, deputeti i VV-së ka thënë se është kundër atij projektligji, pasi ka rrezik të incestit në të ardhmen.

“Ajo për çfarë unë mendoj janë të dëmshme dhe nuk i kontribuojnë shoqërisë, është se për shkak se kemi parë procese të tilla që kanë prishur familjen dhe kanë qenë të dëmshme për shoqërinë në përgjithësi. Me këtë ligj të ri që po provohet të kalohet iu mundësohet një vajze 18-vjeçare përmes një donacione që nuk dihet as kush është dhe as nga vjen. Përmes spermazodite të atij donatori, një vajzë 18 vjeç të kryejë procesin e fertilizmit dhe të lindë fëmijën, cilit pamundësohet edhe ligjërisht ta njohë kush është baba apo prindi.

Kjo ndikon që të ardhme kjo ndikon që të kemi inceste, pasi ne jemi një vend shumë i vogël. Edhe natyrisht një fëmijë i lindur në këtë mënyrë, dhuruesi nëse ka qenë prej Kosovës mund të ketë familjen me gruan dhe që ka fëmije të tjerë dhe këta dy mund të takohet dhe të miratohen. Dhe ka raste se dhuruesit janë të njëjtë, pasi dhuruesit janë të njëjtë. Zakonisht dhuruesit janë të njëjtë, kemi raste në media ku në Holanda ka lindur mbi 400 fëmijë kanë lindur prej një dhuruesit, nëse ndodh kjo në Kosovë, atëherë detyrimisht i dërgojmë drejt incestit”, ka shtuar Emani.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika