“Rreziku kimik dhe radiologjik”, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Një ekip i specializuar italian në fushën e CBRN (Nukleare, Biologjike, Kimike dhe Radiologjike), pjesë e Batalionit të Mbështetjes së Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës.

Një ekip i specializuar italian në fushën e CBRN (Nukleare, Biologjike, Kimike dhe Radiologjike), pjesë e Batalionit të Mbështetjes së Komandës Rajonale Perëndimore të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, realizoi një aktivitet kontrolli në fabrikën e hedhjes së mbetjeve Eurosteel në komunën e Pejës.

Sipas njoftimit ky aktivitet është një procedurë rutinë që KFOR realizon për të mbështetur Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që të monitorohet gjendja e vendeve industriale dhe të mbështeten autoritetet lokale për realizimin e operacioneve të reduktimit të rrezikut kimik dhe radiologjik.

“Këto aktivitete realizohen gjithmonë në bashkëpunim me ekipet CBRN nga kontingjentet e tjera të KFOR dhe me mbështetje nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuuar në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika