Rreziku nga barnat e falsifikuara, kërkohet që të mos blihen online

Në tryezën e diskutimit me temën “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, është potencuar se brenda një viti në botë vdesin rreth një milion njerëz nga barnat e falsifikuara.

Me këtë rast kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’, Pius Waldmeier, ka thënë se janë duke bërë përpjekje që t’i mbrojnë pacientët nga këto barna.

Ai ka treguar se tema e falsifikimit të barnave është globale.

“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet…Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se një milion njerëz çdo vit vdesin nga barnat e falsifikuara, kjo është shifër nga OBSH-ja. Kjo është e papranueshme, duhet të luftohet. Por, është e vështirë të parandalohet, sepse ka shuma të mëdha parash që futen aty dhe ka shumë biznese që hyjnë aty”, ka theksuar Waldmeier, shkruan KP.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos blejnë produkte në internet, sepse sipas tij është shumë e rrezikshme.

“Vitin e kaluar nga 80 mijë faqe është ofruar produkti në mënyrë të kundërligjshme, pra janë faqe të ndryshme, dhe është e pabesueshme sa shumë është rritur. Mos blini produkte nga internet sepse është shumë e rrezikshme”, ka deklaruar Waldmeier.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka theksuar se po e përmbyllin kornizën ligjore sa u përket rregullave që kanë të bëjnë me prodhimin si dhe çmimin e produkteve, në kuadër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave.

“Ministria e Shëndetësisë është duke përmbyllur kornizën ligjore sa u përket rregullave që çdo gjë që ka të bëjë me prodhimin, çmimin e produkteve në kuadër të ligjit për caktimin e çmimit të barnave. Tashmë diskutimi publik ka përfunduar dhe grupi së shpejti do të përfundojë edhe duke diskutuar komentet dhe diskutimet që janë dhënë nga shoqata, farmacistë, individ të ndryshëm”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij edhe buxheti për barnat e listës esenciale duhet të rritet.

“Veprimi i dytë ka të bëjë me rritjen e buxhetit për sa i përket furnizimit nga lista esenciale e barnave, dhe tashmë jemi edhe dëshmitarë që ky vit është si asnjëherë më parë me një buxhet goxha të mangët për furnizimin nga lista esenciale e barnave për material shpenzues mjekësor dhe barna. E po ashtu, një hap tjetër e kemi bërë edhe sa i përket monitorimit të këtij tregu apo të funksionalizimit të rregullt të institucioneve shëndetësore të industrisë farmaceutike me shumicë dhe pakicë duke shpallur edhe rekrutimin e tashmë në procedurë e sipër të 42 profesionisteve të tjerë në Agjencionin e Inspektoratit Shëndetësor dhe farmaceutik”, është shprehur Berisha.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se si problematikë ndër vite ka qenë sektori farmaceutik.

“Ajo që është parë deri më tani dhe shprehet edhe pjesa që ndërlidhet me opinionin e përgjithshëm ka të meta të mëdha. Sigurisht pjesa kryesore ose shqetësimi ka të bëjë me prezantimin e rremë të barnave ose pjesa e cilësisë dhe kush është ai i cili mashtrohet në kuptimin e saj, është gjithmonë konsumatori, qytetari dhe kjo bie në Ministrinë e Shëndetësisë, pjesa e mbikëqyrjes po ashtu që nënkupton me qëllim ose pa duket se Inspektorati Shëndetësor është lënë nën hije edhe të numrit të stafit dhe të mbikëqyrjes. Por, edhe aty ku ka pasur mbikëqyrje shpesh është raportuar për interferime që ndërlidhen me afera korruptive”, ka theksuar Zemaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika