Rreziku nga pickimi i rriqrave, IKSHP del me rekomandime për qytetarët

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa rekomandime për qytetarët pasi tani me rritjen e temperaturave, rritet edhe mundësia e pickimit nga rriqrat që janë bartëse të virusit që i shkakton ethet hemorragjike.

Në njoftimin e IKSHP-së thuhet se pavarësisht faktit se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK, pasi janë realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, institucionet e tre niveleve të kujdesit shëndetësor duhet t’i bëjnë me kohë përgatitjet meqë bëhet fjalë për një sëmundje endemike, por edhe vdekjeprurëse.

“Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet thirrje që të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë, por edhe në zonat e tjera, pasi temperaturat kanë filluar të ngritën dhe rriqrat dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Tutje thuhet se laboratorët e IKSHPK-së janë të përgatitura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

IKSHPK u ka rekomanduar qytetarëve:

Të mos qëndrojnë pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre.

Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, të vishen me rroba të gjata dhe pantallonat të futen në çorapë.

Të lyejnë pjesët e trupit, sidomos pjesët e zbuluara si shuplakat dhe qafën me preparate të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut.

Të kontrollojnë trupin pas qëndrimit në vatra endemike, si dhe pas kthimit nga punët në fusha/livadhe, ara apo vendet me shkurre.

Nëse u ngjitet ndonjë rriqër në trup, të shkojnë sa më parë në qendrën më të afërt mjekësore për heqjen e saj dhe marrjen e ndihmës shëndetësore.

Të kositet në vazhdimësi bari në oborre e livadhe.

Të bëhet dezinsektimi selektiv i hapësirave në vendet endemike (shkurret, kaçubat, djerrinat dhe livadhet e pakositura të lëna djerrë).

Të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i stallave në vazhdimësi.

Të mbahet higjiena personale në nivelin më të lartë.

IKSHPK bën thirrje te qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit që nënkupton:

Të punohen të gjitha tokat e punueshme.

Të kositen livadhet me kohë dhe nga disa herë.

Të pastrohen kopshtet dhe pronat përreth shtëpive.

Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve.

Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë, ku nuk duhet të lihen këmbët e zbathura.

Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe në mbrëmje të kontrollohen (nga prindërit) për praninë ose jo të rriqrave në trupin e tyre.

Personat e pickuar nga rriqrat duhet të trajtohen në qendrat e Mjekësisë familjare në komunat përkatëse, ndërsa sipas nevojës, ata referohen për trajtime në repartet infektive të spitaleve të përgjithshme dhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Trajtimi i etheve hemorrgajike bëhet përmes terapisë mbështetëse me antiviral, si Ribavirina dhe imunoterapi pasive./RTK.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika