Rrëzohet aeroplani në Itali, humbin jetën dy persona, njëri shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi aeroplani i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë

Foto: EO

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi aeroplani i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë.

Mediat e huaja raportojnë se ka ndërruar jetë një 65-vjeçar italian.

Bëhet me dije se i riu jetonte në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Sipas një dëshmitari okular, aeroplani papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave. Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur. EO

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika