Rrëzohet avioni në Nepalin qendror, të paktën 16 të vdekur

Zyrtarët kanë treguar se një aeroplan me 72 persona është rrëzuar pranë aeroportit në Nepalin qendror. Ndërkaq, raportohet se të paktën 16 persona kanë vdekur

Foto: Ghetty Images

Zyrtarët kanë thënë se një aeroplan me 72 persona është rrëzuar pranë aeroportit Pokhara në Nepalin qendror. Si pasojë, 16 persona deri me tani janë gjetur të vdekur.

Avioni “ATR 72 Yeti Airlines” ishte duke fluturuar nga Katmandu në Pokhara dhe është rrëzuar në ulje, duke marrë flakë.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë 10 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit, raporton Reuters.

Ushtarët nepalezë ishin të përfshirë për shpëtim në vendin e rrëzimit pranë aeroportit të qytetit, derisa videoja e vendit të përplasjes, tregonte tym të zi të dendur dhe mbeturina të djegura.

Zëdhënësi i ushtrisë për Reuters ka thënë se “Ne presim të marrim më shumë trupa”, duke shtuar se avioni “është copëtuar”.

Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, pas ngjarjes ka bërë thirrje për një mbledhje urgjente të kabinetit të tij, duke u kërkuar agjencive shtetërore të punojnë në operacionet e shpëtimit, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika