Të katër palët, partitë e koalicionit, nuk arritën të gjenin dot konsensus gjatë bisedimeve rreth krizës së migracionit të kryesuara nga kryeministri holandez, Mark Rutte.
Qeveria u krijua një vit e gjysmë më parë, por partitë janë diametralisht të kundërta për politikën e migracionit prej disa kohësh.
Zgjedhjet e reja do të mbahen tani ose ndoshta në vjeshtë.
Para së gjithash, kryeministri holandez, Rutte, pritet të dorëzojë dorëheqjen e kabinetit të tij.
Partia e tij konservatore, Partia Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) ishte përpjekur të kufizonte fluksin e azilkërkuesve, por partnerët e rinj, Partia Politike Social Liberale, Demokratët 66 (D66) dhe një parti politike kristian-demokratike në Holandë, Unioni i Krishterë (CU) refuzuan të mbështesin propozimet.
Kabineti holandez thuhet se është rrëzuar pasi partitë e koalicionit nuk ishin në gjendje të binin dakord për një marrëveshje për të kufizuar numrin e azilkërkuesve.
Ministrat kanë zhvilluar bisedime për javë të tëra në përpjekje për të gjetur mënyra për të reduktuar presionin mbi sistemin e azilit, por kryeministri, Mark Rutte, ngriti aksionet këtë javë kur kërcënoi se do të tërhiqte partinë VVD nga kabineti për këtë çështje, përveç nëse një marrëveshja arrihet para pushimeve verore.
VVD-ja dëshironte të krijonte një sistem me dy nivele për azilkërkuesit, ku njerëzve nën kërcënimin e persekutimit u jepeshin më shumë të drejta sesa atyre që ikin nga zonat e luftës. Ai tha gjithashtu se numri i anëtarëve të familjes që mund të bashkohen me refugjatët në kategorinë e dytë duhet të kufizohet në 200 në vit.
Por, partia u përball me kundërshtime në momentin e fundit nga Unioni i Krishterë (CU), anëtari më i vogël i koalicionit katërpalësh, i cili nuk ishte i gatshëm të prishte familjet.
Vlen të përmendet se, kryeministri holandez, Rutte, 56 vjeç, është kryeministri më jetëgjatë i vendit dhe ka qenë në detyrë që nga viti 2010.
Ndryshe, Qeveria aktuale e kryeminstrit holandez, Rutte, mori detyrën në janar të vitit 2022 dhe është koalicioni i tij i katërt.