RrGK: Ngacmuesit seksualë të largohen nga UP

Raportimi i ngacmimeve seksuale nga 27 studente të fakultetit të mjekësisë, sipas RrGK-së, shkakton shqetësim të madh për sigurinë dhe integritetin e të gjithë studentëve

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin e rasteve të ngacmimeve seksuale në institucionet e arsimit, siç thuhet në reagimin e tyre, veçanërisht në Universitetin e Prishtinës.

Raportimi i ngacmimeve seksuale nga 27 studente të fakultetit të Mjekësisë, sipas RrGK-së, shkakton shqetësim të madh për sigurinë dhe integritetin e të gjithë studentëve.

“Kërkojmë nga Këshilli Etik që të trajtojë këtë çështje në mënyrë emergjente, duke respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi dhe duke siguruar mbështetje të plotë për viktimat. Është e rëndësishme që autori i kësaj vepre të ndëshkohet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe integritetin personal”, thuhet në njoftim.

RrGK ka bërë thirrje në drejtim të rektoratit të Universitetit të ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve dhe për të krijuar mekanizma të besueshëm për raportimin e ngacmimeve seksuale. Universitetet duhet të jenë ambiente të sigurta dhe të mbështetjes për studentët, jo vende ku abuzimet tolerohen ose mbulohen.

“Po ashtu, bëjmë thirrje në drejtim të rektoratit të Universitetit të ndërmarrë masa të menjëhershme për zbardhjen e këtyre rasteve dhe për të krijuar mekanizma të besueshëm për raportimin e ngacmimeve seksuale. Universitetet duhet të jenë ambiente të sigurta dhe të mbështetjes për studentët, jo vende ku abuzimet tolerohen ose mbulohen. Autorët e këtyre veprimeve janë pjesë e institucioneve publike dhe duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e tyre. Kërkojmë shkarkimin e ngacmuesve seksualë, si dhe ndëshkimin e tyre sipas ligjit”, thuhet tutje në njoftim.

RrGK kërkon që ky rast të trajtohet me seriozitet nga institucionet e drejtësisë dhe të arsimit, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për adresimin e tij dhe dënimin e personit përgjegjës.

“Ngacmimi seksual i vajzave dhe grave në shoqërinë tonë mbetet ndër brengat kryesore, për të cilën duhet të ngrisim zërin të gjithë ne, vazhdimisht dhe pa asnjë kompromis. Kurse, reagimi i duhur institucional ndaj këtyre rasteve ndikon në luftimin e tyre dhe krijimin e një shoqërie ku vajzat dhe gratë gëzojnë një jetë të barabartë dhe pa dhunë me bazë gjinore”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika