Ata nuk u pajtuan assesi me njëri-tjetrin, teksa debati mes tyre kaloi edhe në personale.
Leci e akuzoi Statovcin se nuk po thotë asgjë rreth bojkotit të ‘Intelektualëve’ në ndeshjet e Dritës.
“Ti s’po thu kurgjo hiq. Kanë lëshuar shumë lojtarë gabimisht. Ti po i rritë katër vjet edhe po i largon, edhe po i thu presidentit nuk mundet të luajë sepse ka probleme shëndetësore. Kurrë s’dinë ma mirë se unë për Dritën. Rri bre se s’dinë ti. Pije pak ujë, kthjellu,” tha ai.
Por, edhe Statovci kishte një kundërpërgjigje.
”Nuk mundesh me thënë gabimisht. Nuk janë përshtatur aty, janë përshtatur në një klub tjetër. Ti dinë me fol veç me tifozët dhe me iu thonë dilni bërtitni. Jo kur të largohet Valon Zymberi, duhet të largohet edhe kryetari, sepse kush e ka pruar Valon Zymberin aty,” tha ai.
Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.