Rrihen 7 persona mes vete në Pejë, lëndohet një polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Pejë ka ardhur deri te një rrahje mes shtatë personave.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta, ndërsa është thënë se afër ishin edhe dy zyrtarë policorë jashtë detyre që kanë intervenuar dhe gjatë intervenimit njëri nga ta ka pësuar lëndime në dorë. 

Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

“Pejë 12.10.2024 – 22:00. Është raportuar se janë përfshirë në një rrahje rreth 7 persona të dyshuar, njëri nga të dyshuarit  kishte përdorur një mjetë të fortë për të sulmuar personat e pranishëm, në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm/afër dy zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare të cilët kanë intervenuar, gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor. Katër  dyshuar meshkuj kosovarë  janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit  lirohen në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika