Policia e Kosovës ka bërë të ditur detajet më të hollësishme për gjobat e shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.
Ky ligj parasheh risi sa i përket gjobave për shkeljen e rregullave të trafikut. Te shumica e shkeljeve vërehet se ka rritje të gjobave në krahasim me atë që e parashihte ligji i vjetër.
Më poshtë mund të gjeni detajet nga ligji i ri:
Mos vendosja e rripit të sigurisë
- 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi.
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes
- 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë.
- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë.
- 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë.
Regjistrimi i mjetit
- 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë.
- 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë.
- Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë.
– Shpejtësia brenda vendbanimit
- 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
– Shpejtësia jashtë vendbanimit
- 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
- 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
Ndalohen garat e shpejtësisë
- 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit.
- 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit.
– Mos përdorimi i helmetës
- 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi.
– Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
- 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik.
– Ndalim i tejkalimit të mjeteve
- 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative.
– Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor.