Rriten kërkesat për ekzaminime psikiatrike tek rastet e dhunës në familje

Instituti i Psikiatrisë Forenzike, është duke u përballur me rritje të kërkesave nga Gjykatat që të dyshuarit në rastet e dhunës në familje, ti nënshtrohen ekzaminimve psikiatrike. Nga ky institut kanë thënë se gjykatat kërkojnë që këto raste të jenë prioritet, nën arsyetimin se janë të ndjeshme dhe janë nën masën e paraburgimit të dyshuarit. Psikologët e sociologët thonë se një pjesë e tyre e shfrytëzojnë edhe për të ulur dënimin, dhe në disa raste mund të jetë edhe si pasojë e mostrajtimit të shëndetit mendor

Është Instituti i vetëm që bën trajtimin dhe ekzaminimet psikiatrike tek personat e dyshuar e të akuzuar për vepra penale.

Por, përvec dinamikës së obligimeve të zakonshme, Instituti i Psikiatrisë Forenzike që gjendet në QKUK, është duke u përballur me rritje të kërkesave për ekzaminime psikiatrike, në veçanti për të dyshuarit për dhunë në familje.

Përveç kërkesave të shtuara, nga ky institut thonë se kërkesat kanë edhe një karakteristikë tjetër, që të gjitha kërkohet të kryhen me prioritet, shkaku i rrethanave si ndjeshmëria e rasteve e masat e paraburgimit.

“Duhet të thekësohet edhe një detaj se kerkesat-urdherësat e Gjykatave për ekspertiza për personat që bien ndesh me ligjin në vitet e fundit është në rritje e sipër dhe atë vecanërisht tek rastet e dhunës në familje  po “kërkohet prioritet sepse rastet janë shumë të ndjeshme dhe brenda familjes’’ dhe këta persona jane në masën e paraburgimit. Pra, Gjykatat e Kosovës kanë dhënë prioritet rasteve/ veprave të dhunës ne familje si dhe gjithë shoqëria Kosovare e poashtu duke qëne se ishte periudha e fund vitit e personeli i institucioneve është i obliguar me ligj të shfrytëzojë pjesën e pushimit vjetor, disa nga anetaret e Komisioni është dashte që të përfundojnë pushimet e veta. Për vlerësime psikiatrike nuk ka listë të pritjes, procesi i vlerësimit në vehte është mjaft kompleks dhe merr kohë pasi ka të bëjë me disa seanca, testime, vullnetin dhe bashkëpunimin e akuzuarit për vlerësim, ballafaqimin e të akuzuarit me shkresa të lëndës, marrjen e të dhënave nga palët e involvuar në kët rast (anëtareve të familjes etj) dhe ne fund përpilimin e ekspertimit psikiatrik.”

Por sociologu Jeton Brajshori thotë se ekzaminimet e tilla në të shumtën e rasteve edhe shfrytëzohen nga të dyshuarit.

“Mirëpo nuk besoj se të gjitha rastet kanë nevojë për trajtim psikiatrik, mirëpo kjo më shumë është bërë njëfarë mënyre që të shfajsohen dhunuesit, të cilët duke i etiketuar si persona me probleme mendore të marrin dënime më të lehta, nuk është e vërtetë personat shumica e tyre pra kryejnë për shkak të narcizmit të tyre dhe familjeve jo funksionale pra rriten në familje jo funksionale, ku ka dhunë e probleme”, ka thënë Brajshori.

Derisa, psikologu Yll Avdijaj thotë se rritja e rasteve për ekzaminim psikitrik ndërlidhet me mos trajtimin e shëndetit mendor.

“Ne shumë pak i kushtojmë kësaj pjese rëndësi, dmth qoftë gjendjes sonë ose mirëqenies sonë psikologjike, po ashtu edhe mirëqenies familjare dhe dmth kur ne nuk i kushtojmë rëndësi kësaj pjese atëherë vijm deri tek ajo pika, ku edhe shpërthen dhuna, rastet kur janë denoncuar ose janë paraqit në Forenzike ose gjëra të tilla, janë raste të tenoncuara kur detyrohen këta persona, të shkojnë në forenzike mirëpo në rastet e përditshme, që nuk kanë ardh deri tek ajo pikë, dmth tek një dhunë ekstreme ka dhunë psikologjike emocionale, ka persona që janë të vetëdijshëm që po ndodhë edhe njëfarë mënyrë kërkojnë me gjet zgjidhje dhe me rregullu këtë cështje, mirëpo fatëkeqësisht janë shumë të paktë, me atë që e dimë që ndodhë në terren”, ka thënë Avdijaj.

Përvec se në rastet e dhunës në familje, të shpeshta kanë qenë kërkesat për ekzaminime psikiatrike edhe tek rastet e vrasjeve të grave si dhe  tek rastet e dhunimeve.

Në këtë Institut aktualisht është duke u kryer ekzaminimi psikiatrik ndaj të dyshuarit për dhunimin e 10 vjecares në Gjakovë e nënës se saj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika