Qeverinë e Kosovës momentalisht e udhëheq kryeministri Albin Kurti, ndërsa borxhi i përgjithshëm i vendit ka arritur në shifra rekorde, afro 1 miliardë e 700 milionë euro.
Vetëm në vitin e fundit, Kosova ka hyrë në borxh rreth 200 milionë euro, më 2020 obligimet financiare të Kosovës kanë qenë 1miliardë e 487 milionë euro, ndërsa vetëm një vit pas, ky borxdh ka shkuar në 1 miliardë e 682 milionë euro.
Bazuar në dokumentin e Ministrisë së Financave del që Kosova borxh i ka Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bashkësisë Europiane, Bankës Gjermane për Zhvillim dhe disa entiteteve dhe subjekteve financiare ndërkombëtare.
Rritje enorme e futjes së Kosovës në borxhe vërehet pas vitit 2016, ku në atë kohë borxhi ishte rreth 850 milionë euro, kryesisht i trashëguar nga borxhi i përgjithshëm i ish- Federatës Jugosllave.
Se sa mundet të hyjë borxh Kosova si shtet, e ka të rregulluar me ligj.
Në lidhje me Ligjin për Borxhet Publike, neni 32 thotë se qeverisë i lejohet të hyje në borxh deri “40% Bruto e Produktit Vendor’’.
Momentalisht Kosova qëndron te afro 25% e BPV-së, dhe se ka trend rreth 200 milionë euro në vit borxhe, të cilat shteti duhet në të ardhmen t’i paguaj.
Me po të njëjtin ligj dhe kushtetutë për çdo borxh të shtetit të Kosovës dhe entiteteve të saja financiare e politike, duhet ratifikimi me 2/3 në Kuvendin e Kosovës.