Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i grurit është rritur pasi India ka ndaluar eksportin e drithërave bazë.
Indeksi standard i grurit është rritur me 5.9% në Çikago, më i larti prej dy muajsh. Ndalimi i eksportit është shkaktuar nga të nxehtit që ka goditur të korrat e grurit të Indisë, duke i vendosur çmimet vendase në nivel rekord.
Gjatë muajve të fundit, kostoja e ushqimeve duke përfshirë bukën, ëmbëlsirat, makaronat është rritur pasi që janë rritur çmimet e grurit në tregjet botërore të mallrave. Qeveria e Indisë ka thënë se do të lejoi eksporte të mbështetura nga kreditë e lëshuara, dhe për vendet që kërkojnë furnizime “për të përmbushur nevojën dhe sigurinë ushqimore”.
Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishhikohet. Megjithatë, vendimi është kritikuar nga Misnitrat e Bujqësisë, nga Grupi i shtatë vendeve (G7) që u takuan në Gjermani, transmeton “BBC”.
Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozedemir ka thënë se “Nëse të gjithë fillojnë të vendosin kufizime të eksportit ose të mbyllen, kjo do të përkeqësonte gjendjen”.
G7 është grupi i shtatë vendeve më të fuqishme ekonomike në botë të ashtuquajtura “të avancuara”, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar. Shtetet anëtare të G7 janë: Kanadaja, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA, Franca dhe Italia.
India renditet vendi i dytë më i madh në botë për prodhimin e grurit.
Por, eksportet e grurit të Ukrainës kanë rënë pas pushtimit rus. Me thatësirat dhe përmbytjet që kërcënonin të korrat, tregtarët e mallrave prisnin që furnizimet nga India të kompensonin një pjesë të mungesës.
Para ndalimit, India kishte synuar të dërgonte një rekord prej 10 milionë tonë grurë këtë vit.
Çmimet globale të ushqimeve arritën një rekord të ri gjatë muajit mars pasi lufta në Ukrainë shkaktoi një “hap gjigant”, sipas Kombeve të Bashkuara (OKB).
Kjo erdhi pasi konflikti ndërpreu furnizimet nga eksportuesi më i madh në botë i vajit të lulediellit – Ukraina – që do të thotë se kostot e alternativave gjithashtu u rritën. Vendi është gjithashtu një prodhues i madh i drithërave si misri dhe gruri, të cilat gjithashtu janë rritur ndjeshëm në çmim.
Sipas OKB-së çmimet globale të ushqimeve u lehtësuan pak gjatë muajit prill, por mbeten pothuajse 30% më të larta se e njëjta kohë e vitit të kaluar.
Rritja e çmimeve të ushqimeve, së bashku me një rritje të kostos së energjisë, kanë rritur inflacionin në të gjithë botën.
Kjo ka detyruar bankat kryesore qendrore, duke përfshirë Rezervën Federale të SHBA-ve dhe Bankën e Anglisë, të rrisin normat e interesit në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve.
Kjo, nga ana tjetër, ka shkaktuar shqetësime se kostoja më e lartë e huamarrjes mund të godasë rritjen ekonomike globale, me disa komentues të profilit të lartë që paralajmërojnë për një recesion.
Të dielën, Lloyd Blankfein, kryetari i lartë i gjigantit bankar të investimeve në Wall Street, Goldman Sachs, ka deklaruar se ekziston një “rrezik shumë i lartë” recesioni në SHBA.
Komentet e Blankfein në Face the Nation të CBS-së erdhën në të njëjtën ditë kur ekonomistët e Goldman Sachs ulën parashikimet e tyre të rritjes ekonomike në SHBA për këtë vit dhe vitin e ardhshëm.