Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës. Organet përkatëse do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset sekuestrim, pezullim aktiviteti dhe heqje licence

Bordi i Transparencës në Shqipëri, ka vendos të premtën e 27 majit të rris çmimet e naftës dhe benzinës.

Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave të Shqipërisë, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 239 lekë (1.96 euro), nga 229 lekë për litër (1.88 euro) që ishte deri më tani. Ky vendim do të fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasditës së të premtës.Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.

Ndërsa, çmimi për benzinën do të jetë 237 lekë (1.95 euro) për litër, nga 229 lekë (1.88 euro) për litër që ishte deri tani. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 90 lekë (0.74 euro) për litër.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës.

Organet përkatëse do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset sekuestrim, pezullim aktiviteti dhe heqje licence.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika