Rritet deponia e mbeturinave në kryeqytet, komuna s’merr përgjegjësi, “Pastrimi” hesht

Deponia e mbeturinave e krijuar në kryeqytet, në zonën e cila është në pronësi të kompanisë “Pastrimi” ka shkuar duke u rritur, pas raportimti të parë për të nga Dukagjini në muajin korrik. Derisa nga “Pastrimi” nuk flasin për të, as komuna fajësojnë kompaninë për krijimin dhe dështimin në largim të saj, duke arsyetuar angazhimin e operatorëve ekonomik privat

U premtua se deponitë ilegale do të mbyllen.

Por kësaj në kryeqytet nuk i është bërë zgjidhje ende, ani pse ka kohë që është prezente.

Për më tepër, ajo është në pronën e kompanisë “Pastrimi”.

Televizioni kishte raportuar për prezencën e kësaj deponie të mbeturinave afër kryeqytetit, në korrik të këtij viti. 5 muaj më vonë, asnjë hap nuk është ndërmarrë për largimin e tyre e prezenca e mbeturinave veçse është shtuar.

Aso kohe, nga kompania patën thënë se puna është voluminoze e mbeturinat e tilla, nuk ua pranon Deponia në Mirash, dhe se nuk kishte pasur operator të interesuar.

E këtë herë, “Pastrimi” nuk iu përgjigj interesimit të Dukagjinit për çështjen.

Lidhur me problematikën, nga komuna largojnë përgjegjsinë nga vetja e këtë e lënë në duart e inspekcionit.

“Fatkeqsisht, më vjen keq që po e them por kjo është deponia ilegale më e madhe në kryeqytet të cilën e ka krijuar vet ndërmarrja e cila do duhej përkujdesur për ambientin. Kjo ka qenë edhe vet arsyeja pse ua kemi hequr shërbimin ndërmarrjes “Pastrimi” sepse nuk ja vlen që mbeturinat t’i marrësh brenda kryeqytetit e ti vendosësh në një cep të kryeqytetit. Kjo është arsyeja pse kemi marrë operatorë privat dhe kjo mbetet çështje e inspekcionit. Sa e di veçse ka qenë një herë te ndërmarrja pastrimi. Me siguri u ka caktuar edhe masë detyrimore për të eleminuar deponinë”, ka deklaruar Bekim Brestovci, drejtor i Shërbimeve Publike.

Televizioni ka pyetur edhe drejtorin e Inspekcionit, Florian Dushi lidhur me rastin, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Nga veprimet, komuna u detyrua të përcaktonte operatorë privat e numrin e tyre, thotë se synon t’a ngrit vitin e ardhshëm.

Nga deponitë ilegale të mbeturinave, Komuna e Prishtinës deri tani ka eleminuar katër prej tyre.

E për të shmangur krijimin e tyre, Brestovci tregon se komuna synon shpërndarjen e 2500 kontinjerëve për mallra ndërtimore.

“Para se të nisnim me trajtimin e këtyre deponive ilegale të krijuara, natyrisht sr kemi caktuar 101 lokacione për kontinjerët ku do të hidhen mallrat ndërtimore. Tashmë qytetari e ka mundësinë mos t’i hudh vend e pavend. Fatkeqsisht kemi arritur ti sanojmë vetëm disa prej tyre, ato që kanë qenë me volum më të madh dhe me rrezikshmëri, ne do vazhdojmë trajtimin e deponive të mbledhura”, ka theksuar Brestovci.

Komuna largoi deponitë në Fushën e Pajtimit, Kodrën e Trimave, Barlievë dhe Besi.

Në anën tjetër, punëtorët e kompanisë Pastrimi kanë protestuar disa herë radhazi para Komunës, duke kundërshtur nismën që të merren operatorë ekonomikë privat për shërbimet e pastrimit.  

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika