Rritet interesimi i kosovarëve dhe serbëve për të mësuar shqipen dhe serbishten

Në Kosovë dhe Serbi ka disa vite që është duke u rritur interesimi për të mësuar gjuhët që fliten në dy shtetet. Për të ndihmuar mësimin e gjuhëve, tashmë është hapur edhe platforma “Voc-up”, e cila kosovarëve dhe serbëve ua bën më të lehtë mësimin e gjuhëve. Mirëpo, përveç kësaj platforme, sikur në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, gjuha shqipe dhe serbe mund të mësohet edhe në universitet

Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kupton mirë atë se çfarë tha një student ditë më parë në gjuhën serbe.

E pos tij rrëfime të ndryshme në gjuhën shqipe e serbe, kanë edhe stundet të tjerë, shqiptarë dhe serb, ndërsa komunikimin në këto dy gjuhë po e mësojnë përmes platformës “Voc-up”.

Aleksandra Vuçiniq, një prej drejtueseve të projektit tregon se në të kaluarën kanë organizuar mësim fizik të të dy gjuhëve.

Mirëpo, interesimi i madh i ka bindur ata të kalojnë edhe virtualisht.

“Çdo vit janë organizuar edhe kurse tradicionale të udhëhequr nga ligjërues profesional, mirëpo ndodhi që numri i aplikantëve të interesuar për mësimin gjuhës i tejkaloi të gjitha pritjet tona dhe nuk kishim mundësi t’i pranonim të gjithë dhe kjo besoj tregon mjaft kur bëhet fjalë për interesimin dhe thjeshtë nevojën e njerëzve për mësimin e gjuhës”, ka thënë Aleksandra Vuçiniq nga Platforma “Voc-up”.

Vuqiniq thekson rëndësinë e mësimit të të dy gjuhëve nga popujt.

“Siç thotë edhe sllogani, është e rëndësishme që të kuptohemi dhe vërtetë është. Pavarësisht nëse po flasim për biznesin apo jetën private, është e rëndësishme që komunitetet të funksionojnë së bashku”, ka thënë ajo.

E përveç kësaj platforme, në të dy shtetet ekzistojnë edhe mënyra të tjera për t’i mësuar këto gjuhë.

Në Universitetin e Prishtinës tashmë është hapur departamenti i Gjuhësisë Ballkanike.

“Ne kemi filluar prej vitit të shkuar, kemi hapur departamentin e Gjuhësisë Ballkanike, në të cilin ofrohen kurse të gjuhëve të Ballkanit, Greqishtja, Bullgarishtja, Maqedonishtja, Serbishtja, Rumanishtja, të cilat njerëzit që regjistrohen në atë kurs kanë mundësi t’i ndjekin”, thotë Bardh Rugova, profesor.

Profesori Bardh Rugova tregon se studentët po interesohen për këtë drejtim, edhe për shkak të mundësive të shumta në tregun e punës.

“Kjo jep mundësi pakëz më të gjera për njerëzit, për të gjetur një vend pune, për të gjetur një mundësi pakëz më të mirë të planifikimit të tyre të së ardhmes me diplomën të cilën e marrin dhe kjo ka bërë që të ketë numër të rritur të interesimeve”, ka deklaruar ai.

Në drejtimin e Gjuhëve Ballkanike, në vitin e ri akademik janë regjistruar 15 studentë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika