Rritet në rreth 50 numri i viktimave të tërmetit në Japoni

Sipas medieve lokale të Japonisë, numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Japoni ka shkuar në 48. Raportohet se ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja

Rrugë të shkatërruara dhe shtëpi të shembura si pasojë e tërmetit në prefekturën Ishikava, Japoni, 1 janar 2024. Foto: Reuters

Është duke u shtuar numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi pjesën perëndimore të Japonisë.

Mediet lokale kanë thënë se deri më tani 48 persona kanë humbur jetën. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë njerëzit e bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

Tërmeti me magnitudë 7.6 e pati epiqendrën në prefekturën Ishikava, zona që u godit më rëndë nga lëkundjet.

Kryeministrit i Japonisë, Fumio Kishida, të martën ka thënë se është njoftuar për dëme të mëdha në zonën bregdetare perëndimore si pasojë e një sërë tërmetesh që tronditën vendin, ditën e vitit të ri.

Tani që është ulur niveli i paralajmërimit për cunami, do të jemi në gjendje të përdorim rrugë transporti detar. Po përdorim çdo rrugë për të dërguar të gjithë ndihmën e nevojshme në zonat e goditura. Po tentojmë të mbledhim të gjithë informacionin e mundshëm, por për shkak të bllokimit të rrugëve është shumë e vështirë të kemi qasje në pjesën veriore të gadishullit Noto”, ka thënë kryeministri Fumio Kishida.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e izoluara, në gadishullin e Notos, në prefekturën e Ishikavës, ku dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, ndërsa moti është tejet i ftohtë.

33 mijë banesa në këto zona dyshohet se janë pa energji, ndërsa temperaturat shënojnë nën zero.

Kryeministrit japonez ka thënë se mijëra pjesëtarë të ushtrisë, të policisë dhe të ekipeve zjarrfikëse janë dërguar për të dhënë ndihmë.

Përmes një deklarate, presidenti Joe Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për autoritetet japoneze.

Ndërkohë, mediet lokale në Japoni njoftuan se 5 nga 6 anëtarët e ekuipazhit të një avioni të Rojës Bregdetare humbën jetën, pasi u përplasën me një avion të linjës ajrore “Japan Airlanes”.

Përplasja ndodhi në aeroportin e Tokios Haneda.

Roja Bregdetare ka thënë se avioni i saj po transportone ndihma për në zonat e goditura nga tërmeti i fuqishëm. Të 379 personat që udhëtonin me linjën “Japan Airlines” mundën t’i shpëtonin mrekullisht zjarrit. /VoA

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika