Rritet niveli i manganit në Badoc, IKShPK-ja rekomandon që uji nga ky liqen të mos përdoret për pije

Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që uji i Liqenit të Badocit të mos përdoret për pije.

Pas analizave, është konstatuar se vlerat e manganit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme.

Prandaj, IKShPK ka bërë thirrje që ky ujë të përdoret vetëm për qëllime higjienike dhe nevoja të tjera.

Postimi i plotë:

Informatë për media

(Informatë me rekomandime për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit)

Prishtinë, 04.10. 2024

Pas marrjes së njoftimit nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” përmes postës elektronike (me datë 02. 10. 2024, në orët e pasditës) për ngitjen e vlerave të Manganit në ujin e Liqenit të Badovct si dhe në ujin e trajtuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur vigjilencën për monitorimin e ujit për pije.

Ditën e djeshme, ekipi i IKSHPK-së ka  ka marrë 16 mostra në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badovc (mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant), me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit.

Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për Mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej  0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L.

Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve.  Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse  përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.

Edhe pse Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç.

Të dhënat e analizave të bërë dhe  krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit  kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK  për  këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh rezultatet e lartpërmendura,  IKSHPK ka rekomanduar ndërkaq KRU “Prishtina” që:

• Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;

• Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

• Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;

• Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;

• Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;

• Të  sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të Monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me  vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika