Dimri që po e lëmë pas, i karakterizuar me çmimet e larta edhe të lëndëve për ngrohje, kanë shtuar rastet e prerjeve të paligjshme të pyjeve.
Madje sipas Inspektoratit të Pyjeve, nuk ka qenë vetëm periudha e dimrit ajo që është karakterizuar me raste të tilla, e numri ka qenë mjaft i lartë edhe në muajt e tjerë të vitit të kaluar.
“Gjatë vitit 2022 kemi bërë 914 kontrolla, kemi hartuar 751 procesverbale, Kemi nxjerr 51 vendime, kemi hartuar 91 fletparaqitje kundërvajtse. Derisa në komuna kanë qenë 2897 fletparaqitje”, ka theksuar Besim Zogaj – Drejtori Inspektoratit për Pylltari në APK.
Dënimet e ulëta që vazhdojnë të shiptohen nga gjyaktat, sipas Drejtorit të Inspektoratit të Pyjeve, Besim Zogaj, janë një prej shkaqeve që po ndikojnë që veprimtaria të mos shkojë duke u ndalur.
“Puna e Gjyqësori ëhstë ajo që po ndikon në rritjen e prerjeve.Shumica e lëndeve parashkruhen shkaku I mungesës së fillimit të procesit dhe kjo bënë që rastet të rritet. Edhe xhobat që ipen nga këto Gjykata janë më të ultat, madje xhoba minimale 400 euro ipet vetëm në raste kur landa shkon në Gjykaten e Apelit. Kjo edhe ndikon në rritjen e rasteve të atyre që bëjnë prerje të pyjeve”, ka thënë Besim Zogaj – DEK: Besim Zogaj – Drejtori Inspektoratit për Pylltari në APK.
Sipas të dhënave të Inspektoratit, ndër zonat më të prekuara janë rajoni i komunës së Suharekës, pasuar nga Podujeva e Kaçaniku.
Në zonën e veriut, sipas zyrtarëve të Inspektoratit, numri i kontrolleve është më i ulët, dhe zakonisht janë raste sekuestrimi, që zhvillohen në prani të Policisë së Kosovës.