Rritja e çmimeve i rrit fuqishëm të ardhurat e Coca-Cola-s

Efektet e inflacionin nuk janë ndier nga gjiganti amerikan i pijeve të gazuar, Coca-Cola, pasi ai ka rritur çmimin për 12 për qind

 





Rritja e çmimeve ka ndikuar në ngadalësimin ekonomik botëror, por jo të gjigantit amerikan të pijeve të gazuar, Coca-Cola, pasi është rapotuar se të ardhurat në tremujorin e tretë kanë shënuar rritje dyshifrore.

Në tregun botëror të pijeve të gazuara Coca-Cola dhe PepsiCo, nuk ka pasur konkurrencë serioze, prandaj i kanë rritur çmimet këtë vit.

Sipas Coca-Cola-s, çmimet e produkteve të saj janë rritur për 12 për qind, kurse shitjet e koncentratit për katër për qind, në tremujorin e tretë të këtij vitit.

Ndërsa, aksionet janë rritur për shtatë për qind në 65 centë. Kur përjashtohen ndryshimet e monedhës, ajo u rrit 14 për qind në 69 centë. Në Coca-Cola, ata presin që të ardhurat e tyre të rriten nga 14 deri në 15 për qind këtë vit, pasi të përjashtohet ndikimi i dollarit më të fortë. Deri më tani, ata prisnin rritje nga 12 deri në 13 për qind.

 

 




Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika