“Rritja e pagave për 55 euro është joserioze”, Azemi me kritika për qeverinë Kurti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, vendimin e qeverisë Kurti për rritje pagash nga muaji janar i vitit 2025 po e quan si vendim joserioz, e sipas tij Qeveria Kurti po luan lojëra të rrezikshme në prag të zgjedhjeve

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka thënë se paralajmërimi i qeverisë Kurti për rritje pagash nga muaji janar nuk ishte i befasueshëm.

Azemi, i ftuar në emisionin “FIVE”, këtë vendim e quajti populist, e joserioz pasi sipas tij këto janë “lojëra të qeverisë në prag zgjedhjesh”.

“Nuk na befasoi aspak, vendime të pritshme, populiste, por joserioze si gjithmonë, këto lojëra që po i luan kjo qeveri në prag të zgjedhjeve janë të rrezikshme, dhe nuk kanë vlerë, prandaj kanë qenë të pritshme gjëra që ne i kemi paraparë që do të vijnë edhe te një manipulim e mashtrim i tillë”, deklaroi Azemi.

Ai thotë se këtë vendim LDK-ja e konsideron manipulim, pasi sipas tij përballë inflacionit të lartë, rritja e pagave prej 55 eurosh është jo serioze.

“E konsiderojmë manipulim pasi përballë dinjitetit që e gëzon një arsimtar një mjek, një professor, një zjarrëfikës, një polic, e karshi zhvllimeve që kanë ndodhur me rritje çmimesh e norma të larta të inflacionit, një rritje page prej 55 eurosh për të gjitha kategoritë është joserioze, prandaj ky nuk është ndryshimi”, shtoi Azemi.

E vendimin e qeverisë, ai po e quan të jashtëligjshëm, pasi sipas tij sasia e koeficientit nuk mund të ndryshohet me një vendim të qeverisë.

“Ajo që ndodhi sot përvec që është e jashtëligjshme, sasinë e koeficientit nuk mund ta ndryshosh me një vendim të qeverisë, ato shkojnë karshi ligjit të pagave, ne po merremi me vlerën”.

Teksa shton se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen në pushtet, vlera e koeficientit që në javën e parë do të jetë 150 euro.

“150 euro do jetë vlera e koeficientit në javën e parë të qeverisë Abdixhiku, ne do e ngrisim vlerën jo sasinë e koeficientit, sasia e koeficientit mund të ngritet vetëm me ndryshim amandamentim të ligjit për paga. Kjo qeveri ka treguar shumë herë që shumë ligje i kanë përfunduar në gjykatë, prandaj nuk i marr për bazë lëvizjet e tyre sepse nuk kanë pasë drejtë në shumë ligje, këta nuk kanë ditur t’i përpilojnë ato ligje”, tha Azemi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika