Rritja e tarifave për 16.1% – cili do të jetë dallimi në faturat e rrymës?

Nga 7.79 centë për kilovat orë, sa është aktualisht, sipas një llogaritjeje jo-zyrtare, tarifa ditore për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë, pritet të ngritët në 9.04 centë. Ndërsa tarifa ditore, për bllokun mbi 800, pritet të ngritët nga 13.29 në 15.42 centë. Dukagjini bëri një llogaritje jo-zyrtare edhe për dallimet në fatura

Me ngritjen për 16.1%, bazuar në një llogaritje jo-zyrtare, një kilovat orë energji elektrike me tarifën ditore për konsumin mujor nën 800 kilovatë orë, pritet të kushtojë 9.04 centë, për dallim nga 7.79 sa ishte.

Tarifa e natës, në bllokun e parë të konsumit, nga 3.34 centë pritet të ngritët në 3.87 centë për kilovat orë.

Ndërsa për konsumin mujor mbi 800 kilovatë, tarifa ditore, sipas llogaritjes, do ngritët nga 13.29 në 15.42 centë për kilovat orë. Ndërsa ajo e natës, nga 6.27 në 7.27 centë.

Për konsumin mujor prej 1000 kilovatë orë, në raportin 60-40 ndërmjet tarifës së ditës dhe asaj të natës, sipas një llogaritjeje jo-zyrtare, vlera e faturës del të jetë rreth 80 euro, pa TVSH.

Një rritje prej 11 eurosh, me parametrat e njëjtë të konsumit me tarifat nga viti 2024.

Vetëm për konsumin deri në 800 kilovatë, dallimi është 7.5 euro pa TVSH.

Po ashtu, sipas një llogaritjeje jo-zyrtare, për konsumin mujor prej 1000 kilovatë orë, në raportin 70-30 ndërmjet tarifës së ditës dhe asaj të natës, vlera e faturës del 85.84 euro, pa TVSH.

Një rritje prej 11.8 euro krahasuar me parametrat e njëjtë të konsumit, me tarifat e vjetra.

Nëse llogaritet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar prej 8%, vlera e faturës me tarifat e reja ngritët në rreth 93 euro.

Të premten, pas miratimit të të hyrave të lejuara maksimale për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n, ZRrE-ja njoftoi për rritje të tarifave për 16.1%, e cila do të zyrtarizohet nëpërmjet një vendimi të veçantë ditët në vijim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika